TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aleksander Ceferin do të zgjidhet për një mandat të tretë në kreun e UEFA-s. Kjo tashmë është e qartë për të gjithë edhe për faktin se sot UEFA ka bërë të ditur kandidaturat për president të saj në zgjedhjet e Kongresin që do të zhvillohet më 5 prill.
Dhe ashtu siç pritej, Çeferin është kandidatura e vetme e paraqitur për këto zgjedhje për president duke u bërë automatikisht fitues. Sigurisht, do të plotësohet formaliteti i duartrokitjes në sallë, por Çeferin mund të fillojë që tani të mendojë për “mbretërimin” në futbollin europian në katër vitet e ardhshme.
Ndërkohë, është bërë e ditur edhe lista e kandidaturave për postin e zëvendës-presidentit të FIFA-s (Sandor Csáni – Hungari, Ari Lahti – Finlandë), postin e zëvendës-presidentit të FIFA-s që i rezervohet katër vendeve britanike (Debii Hjuit – Angli, Devid Martin – Irlandë e Veriut), pjesëtarit të Këshillit të FIFA-s për katër vite (Fernando Gomes – Portugali, Noel Le Graet – Francë) dhe pjesëtarit të Këshillit të FIFA-s për 2 vite (Bernd Nojendorf – Gjermani). Fituesit do të zgjidhen në Kongresin e UEFA-s i cili zhvillohet më 5 prill në Lisbonë.
Në të njëjtin Kongres do të zgjidhen edhe 8 anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s për një mandat katërvjeçar dhe një anëtar për një mandat dyvjeçar. Mes kandidaturave do të jetë edhe ajo e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i cili do të kërkojë të rizgjidhet përsëri në këtë post. Ai do të mësojë emrat e rivalëve të tij në garë vetëm më datë 5 shkurt, kur përfundon procesi i dorëzimit të kandidaturave për këto poste.