TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Klasikja” e Gjermanisë, Bajern Mynih-Borusia Dortmund, gjithmonë prezanton rivalitet në çdo cep të fushës, por jo vetëm. Pikërisht ky takim i zhvilluar në vitin 2015, i vlefshëm mbi gjysmëfinalen e Kupës vendëse është kthyer në mollë sherri në lidhje me të drejtën e autorësisë.
Situata në fjalë nuk ka të bëjë me rezultatin apo mbarëvajtjen e takimit, por me koreografinë gjigante të tifozëve bavarezë. Autori i “The Real Badman & Robben”, i cili identifikonte Arjan Roben dhe Frank Riberi, po kalon në shkallë të ndryshme të gjykatave në Gjermani si rezultat i shkeljes së të drejtës së autorësisë.
Autori i “veprës” është indinjuar nga shitja e produkteve thuajse identike dhe më të njëjtin emër nga ekipi i Bajernit. Krijuesi i paidentifikuar kërkon dëmshpërblim dhe ruajtjen e autorësisë së “The Real Badman & Robben”. Nga kampi i Bajernit bëhet me dije se ata nuk kanë shkelur asnjë rregull dhe termi në fjalë nuk është autorësi e dikujt. Pas Gjykatës Rajonale, tashmë është radha e Gjykatës së Qarkut për t’i dhënë udhë situatës në fjalë.