SPORT, 5 Janar 2023, 21:54

Hulk drejt kthimit në Europë, ish-trajneri i Milanit e sheh si pasardhësin e Balotelit

Hulk drejt kthimit në Europë, ish-trajneri i Milanit e sheh si

Sulmuesi i njohur brazilian Hulk, mund të jetë pranë kthimit në Europë për një tjetër aventurën në kontinentin tonë. Futbollisti 36-vjeçar, i cili bëri emër duke luajtur me Porton dhe Zenitin mes viteve 2008-2016, tashëm duket se mund të kthehet pasi ka treguar se është ende në gjendje të shënojë me rregullsi.

Statistikat e tij prej 65 golash në 114 ndeshje me Atletiko Mineiro në Brazil, duke fituar kampionat, Kupë dhe Superkupë, kanë treguar se ai mund të jetë përsëri një armë e rëndësishme për klube me objektiva seriozë. Agjencia turke “Ihlas Haber Ajansi” bën të ditur se sulmuesi është kthyer në një objektiv të merkatos së Adana Demirspor.

Skuadra turke që drejtohet nga Vinçenco Montela, është në garë për një vend në zonë e Europës në këtë edicion dhe kërkon një emër të madh për repartin e avancuar që të entuziazmojë tifozët.

Eksperimenti me Mario Balotelin përfundoi keq dhe sulmuesi italian u largua drejt Zvicrës. Tashmë Montela fsheh te Hulk emrin që mund të shtojë entuziazmin në një skuadër e cila është vetëm 5 pikë larg vendit të parë në renditje dhe t’i japë shtysën ndoshta për të luftuar edhe për një trofe që shumëkush e mendon të pamundur.