TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Antonio Kasano ka kaluar gjithë pjesën e parë të sezonit duke lavdëruar Napolin dhe kritikuar Interin. Por ish-sulmuesi italian, tashmë ka pranuar se në sfidën mes dy skuadrave duhej thënë e kundërta.
Në një postim në Instagram, Kasano ka shprehur mendimet e tij mbi ndeshjen dhe është i bindur se Interi ka rihapur kampionatin, edhe pse do të jetë në dorën e Napolit që të ndalë menjëherë euforinë e ndjekësve.
“Napoli nuk u paraqit mirë, nuk bëri një ndeshje të mirë, por kjo nuk do të thotë asgjë. Tani rifillon një sezon tjetër. Interi më ka çuditur në aspektin pozitiv, ka bërë një ndeshje të madhe, e ka merituar fitoren nga fillimi deri në fund. Ishte normale që mbajtjen e topit ta kishte Napoli, por skuadra e trajnerit Spaleti krijoi pak ose aspak, vetëm gjuajtjen në fund të Raspadorit.
Interi e meritoi, priti, rinisej me forcë fizike, hap, cilësi dhe e meritoi fitoren. Tani rihapet kampionati edhe pse mendoj se varet gjithçka nga Napoli. Nëse Napoli do të jetë ai i ndeshjeve të para, nuk ka alternativa ndaj fitores së të kaltërve. Tani, pas 50 ditëve, të luajnë çdo tre ditë do të jetë e vështirë. Nëse Napoli do të nisë një seri fitoresh, nuk do të ketë probleme”, ishte parashikimi i Kasanos.