SPORT, 29 Janar 2023, 23:10

Tifozët të zhgënjyer nga portugezi, përdhosin fanellën e Ronaldos (VIDEO)

Tifozët të zhgënjyer nga portugezi, përdhosin fanellën

Cristiano Ronaldo ende nuk ka shënuar golin e tij të parë zyrtar dhe zhgënjimi po rritet, teksa Al-Nassr u eliminua në mesjavë nga Superkupa e Arabisë Saudite.

Duket se disa tifozë janë të zhgënjyer me atë që po ndodh me sulmuesin portugez, pasi Al-Nassr humbi 3-1 nga Al-Ittihad.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “King Fahd”, disa tifozë u filmuan duke shkelur fanellën e Ronaldos me numrin 7.

Ndërsa është e mundur që ata mund të jenë tifozë rivalë, videoja është bërë virale dhe raportimet thonë se kjo u bë nga tifozët e Al-Nassr, që tashmë po bëhen të paduruar.