TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Atalanta e Berat Gjimshitit është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa mposhti Sampdorian me rezultatin 2-0, në duelin e vlefshëm për javën e 20-të.
Ai që zhbllokoi sfidën ishte Maehle në minuitën e 42-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, ndërkohë që për golin e sigurisë mendoi Lukman në minutën e 57-të.
Për sa i përket Gjimshitit, mbrojtësi shqiptar u aktivizua si titullar në këtë duel, duke bërë një paraqitje të kënaqshme, teksa qëndroi në fushë gjatë gjithë takimit.
Për Atalantën kjo ishte fitorja e 11 në 20 javë, teksa zikaltërit barazuan me pikë Milanin e vendit të tretë, nga 38 pikë secila, teksa skuadra e Piolit, ka një ndeshje më pak atë të ditës së nesërme ndaj Sasuolos.
Ndërkohë në krahun tjetër Sampdoria është zhytur në një krizë të thellë rezultatesh me 9 pikë në 20 javë, teksa është pozicionuar në vendin e parafundit.