SPORT, 29 Janar 2023, 09:01

SUPERIORE/ Skuadrat rikthehen në fushë, mësoni dy sfidat e para të javës së 19-të

SUPERIORE/ Skuadrat rikthehen në fushë, mësoni dy sfidat e para

“Abissnet Superiore” rikthehet sërish për të luajtur javën e 19-të të saj, me dy sfida interesante që e hapin.

Në orën 13:00, Kukësi pret në shtëpi Tiranën. Verilindorët janë në luftë për të mbijetuar dhe duan me patjetër të dalin nga kriza. Nga ana tjetër, kampionët në fuqi kanë pasur një vazhdimësi të mirë në rezultatet dhe për këtë arsye ndodhen në vendin e parë, kështu do të provojnë sërish të arrijnë te tre pikët.

Po jnë këtë orë, në Ballsh luhet takimi midis Bylisit dhe Kastriotit. Të dyja skuadrat kanë si qëllim marrjen e tre pikëve në mënyrë që të largohen për momentin nga zona e ftohtë e mbijetesës.

NDESHJET

KUKËSI – TIRANA 13:00

BYLIS – KASTRIOTI 13:00.