SPORT, 28 Janar 2023, 16:45

Myrto Uzuni pa “frena” në Spanjë, sulmuesi shqiptar realizon dygolësh

Myrto Uzuni pa “frena” në Spanjë, sulmuesi shqiptar

Granada ka një protagonist absolut tashmë. Nuk nevojitej një konfirmim për të, Myrto Uzuni është lideri i kësaj skuadre në La Liga 2.

Sot, sulmuesi shqiptar ka realizuar dopietë ndaj Andorras, për vetëm 13 minuta lojë. Fillimisht Uzuni “tundi rrjetën” në minutën e 10-të, e më pas realizoi sërish në minutën e 13-të.

27-vjeçari po luan sezonin e tij të dytë me këtë ekip dhe shifrat flasin në favor të tij. Në 22 ndeshje, Uzuni numëron jo pak por 14 gola.