SPORT, 29 Janar 2023, 14:58

Milani në krizë, Sasuolo e turpëron në “San Siro"!

Milani në krizë, Sasuolo e turpëron në “San

Milani vazhdon të zhytet në krizë rezultatesh, duke shkuar në 6 ndeshje pa fitore, duke u mposhtur së fundmi nga Sasuolo në shtëpi me rezultatin 2-5.

Miqtë gjetën shumë shpejtë avantazhin me anë të Defrel në minutën e 19’, teksa pas dy minutash shënoi dhe Fratezi. Në minutën e 24’ Zhiru rihapi sfidën, por pas 6 minutash Berardi shënoi dhe të tretin për miqtë.

Edhe pjesa e dytë nisi me vuajtje për kuqezinjtë e Piolit, të cilët e pësuan që në minutën e 47’ nga Laurente, i cili shndërroi në gol një penallti. Në minutën e 79’ ishte Henrike i cili gjeti rrjetën, ndërsa Origi dy minuta më vonë Origi shënoi një supergol sa për statistikë.

Kështu Milani zbret në vendin e katërt, teksa rrezikon seriozisht zonën “Champions”, ndërsa Sasuolo largohet disi nga lufta për mbijetesë.