TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Klaus Gjasula, u ndëshkua me karton të kuq në sfidën e humbur në transfertë të Darmshtad ndaj Verder Bremenit, me shifrat 1-0.
Tekniku i Darmshtad, Torsten Liberneht, doli kundër vendimit të arbitrit që penalizoi Gjasulën.
“Nuk ishte i kuq. Po e sulmojnë në mënyrë të padrejtë. Klausi së fundmi ka marrë shumë paralajmërime që nuk janë justifikuar”, u shpreh tekniku.
Nga ana tjetër, trajneri kundërshtar i Verderit, Ole Verner, ka dalë kundër fjalëve të thëna nga kolegu i tij: “Lojtari ynë u godit në gju. Rrallëherë ka pasur një karton të kuq kaq të qartë”.