SPORT, 23 Dhjetor 2022, 20:57

Propozimi i tifozit të Tiranës në derbin me Partizanin bëhet lajm në mediat e huaja (VIDEO)

Propozimi i tifozit të Tiranës në derbin me Partizanin bëhet

Një tifoz i Tiranës, kishte menduar një gjetje gjeniale, për të propozuar të dashurën e tij. Pak minuta para startit të derbit, ai kapërceu rrethimin e brendshëm, duke u futur në fushë, pasi vrapoi disa metra, ai inskenoi një situatë sikur u dëmtua dhe kishte nevojë për ndërhyrjen e mjekëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SPORTbible (@sportbible)

Në këtë moment, e dashura që ndodhej në një prej tribunave, shkoi për të parë gjendjen e tij, ndërkohë që tifozi nxori nga xhepi unazën duke e propozuar.

Ky moment shkaktoi edhe brohoritma në shkallët e stadiumit, teksa video e propozimit të tifozit shqiptar së fundmi ka bërë xhiron e mediave të huaja, teksa nuk kanë munguar komentet e shumta.