SPORT, 22 Shkurt 2022, 14:30

Në trajektoren për t’u bërë një legjendë, Levandovski duelon me…veten

Në trajektoren për t’u bërë një legjendë,

Ky, Robert Levandovski, është thjesht i pabesueshëm. Pas 23 javësh polaku ka shënuar 28 gola në kampionat, ashtu si një sezon më parë kur theu rekordin e Gerd Mylerit me 41 gola.

Ndoshta mund të bëjë dhe më mirë duke parakaluar veten e tij. Maji i 2021-shit ishte shumë emocionues për 33-vjeçarin. Me vetëm një gol larg rekordit historik të Mylerit. U desh të prisnim deri në javën e 34-t për të parë golin e 41-të.

Historia u rishkrua sërish dhe tani nuk duhet të presim më gjysmë shekulli. Leva është sërish drejt kursit të rekordeve.

Vetëm pesë ndeshje ai nuk ka arritur të shënojë në këtë sezon duke bërë që hapi galopant të sfumohej dhe pse po flasim për një paraqitje fenomenale të tij.

Ndërkohë që në sezonin e kaluar polaku qëndroi vetëm katër ndeshje pa shënuar. Faktet e këtij sezoni flasin për një lojtar të madh, një përbindësh në fushën e lojës.

* Plot tetë herë Leva ka shënuar të paktën dy herë. Gjashtë dopieta, një tripletë. Në sezonin e kaluar ai kishte shënuar në këtë fazë një tripletë dhe një katërgolësh.

* Numri më i madh i shënimit të më shumë se një goli gjatë një sezoni mbahet nga Gerd Myler. Në sezonin 1971, Gerd kishte shënuar një tripletë, një katërgolësh dhe një pesëgolësh në një sezon.

* 2021-‘21 Levandovski nuk luajti pesë ndeshje në kampionat(më shumë se kurrë më parë në karrierën e tij). Në sezonin aktual, ai ka arritur të luajë më shumë minuta në fushën e lojës.

* Mesatarja që Leva shënonte një sezon më parë ishte 1 gol për 60 minuta. Por në 2021-2022-shin polaku ka arritur të shënojë 1 gol në 73 minuta.

* Bomberit të Bajernit i nevojiteshin vetëm tri goditje në portë për të shënuar në sezonin e kaluar(138 goditje për 41 gola). Këtë herë ai ka shënuar 28 gola nga 116 gjuajtje drejt kuadratit.

* Robert vazhdon të jetë lojtari më eficient i Bundesligës. Edhe pse në pesë kampionatet më të mira në Europë, polaku renditet sipas statistikave jashtë 10-shes më të mirë për rastet e pastra të shënuara në gol.