TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lionel Mesi nuk po kalon një moment të mirë. Edhe pse PSG fitoi ndaj Real Madrid, paraqitja e tij la për të dëshiruar. Por ajo që është më e keqja, në kampionat po bën akoma më keq.
Mjafton të shikojmë humbjen e fundit në fushën e Nante, ku sulmuesi argjentinas ishte hija e vetvetes. Edhe kur PSG iu dha penallti, ai nga frika e dëshimit, ia la ta gjuante Neymar, që gjithashtu e humbi.
Mesi ka shënuar vetëm dy gola këtë sezon në Ligue 1. Shumë pak për një kampion si ai, kur fitonte “Këpucën e Artë” në Evropë disa herë. Ai shënon më pak se një pjesë e mirë e mbrojtësve në ligat kryesore evropiane.

Mjafton të shohim pasqyrën e mësipërme, kur Tiago Silva, Kimih, Fred, Bonuçi dhe Hakimi kanë realizuar nga tre gola këtë sezon, ndërsa akoma më mirë kanë bërë de Jong dhe Fabinjo, me nga katër gola secili.