SPORT, 13 Shkurt 2022, 17:44

Liverpuli mban gjallë shpresat për titull, Totenhemi mposhtet përsëri në shtëpi

Liverpuli mban gjallë shpresat për titull, Totenhemi mposhtet

Liverpuli vijon të mbajë gjallë shpresat për titull, teksa edhe sot fitoi. Të "Kuqtë" mposhtën 1-0 Burnley në transfertë, duke ngushtuar me nëntë pikë diferencën me kreun dhe duke pasur edhe një një ndeshje më pak.

Golin e fitores e shënoi braziliani Fabinjo në minutën e 40-të, i cili është bërë gjithnjë e më vendimtar në ndeshjet e fundit, sidomos pas mungesës së Salah dhe Mane, që morën pjesë në Kupën e Afrikës.

Ndërsa Tottenham, pasi humbi në shtëpi me Sauthempton të Brojës, edhe sot pësoi disfatë, po në shtëpi. "Spurs" u mposhtën 0-2 nga Wolves dhe tashmë gjithçka bëhet e vështirë për të besuarit e Kontes për një vend në Evropë sezonin e ardhshëm.