TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kukësi ka bërë detyrën kundër Kastrioti, duke fituar me rezultatin 4-0. Verilindorët barazojnë me pikë Laçin e vendit të dytë, që nesër luan në transfertë kundër Dinamos.
Krutanët ishin të parët që kërcënuan, me anë të sulmuesit anësor, Silvio Zogaj. Lezhjani goditi fort në hyrje të zonës, por portieri Tafas e devijoi topin në këndore.
Për Kukësin, Gligorov ishte më i rrezikshmi në sulm në 45 minutat e para. Herën e parë e ndali portieri Sali, kurse në minutën e 40-të e çoi topin në rrjetë pas një devijimi.
Katër minuta më pas verilindorët fituan një penallti, pavarësisht se krutanët protestuan shumë. Gjelbrim Taipi nuk fali, duke e çuar skuadrën e tij në dhomat e zhveshjes në epërsinë e dy golave.
Taipi rrezikoi në fillimin të pjesës së dytë për Kukësin. Skuadra e Longo festoi golin e tretë, pas një gjuajtje mjeshtërore të Edi Basa (54'). Verilindorët u shfaqën sërish disa herë rrezikshëm në portën e Kastriotit, por vetëm në shtesë e realizuan golin e katërt me Bahtirin (90'+2).