SPORT, 13 Shkurt 2022, 20:22

Marash Kumbulla 90 minuta në fushë, Roma shmang humbjen në minutën e 94-t

Marash Kumbulla 90 minuta në fushë, Roma shmang humbjen në

Roma nuk po arrin të dalë të fitorja, dy barazime në kampionat dhe një në kupë kanë kompromentuar ndjeshëm objektivat këtë sezon. Të besuarit e Murinjos nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 në transfertë ndaj Sasuolos.

Ishin miqtë që shënuan në limitin e pjesës së parë me Abraham, që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Sapo nis e dyta, vendasit barazuan 1-1. Ishte Smalling që shënoi në portën e tij. Sfida ndizet edhe më shumë.

Është Sasuolo që shënon në minutën e 73’ me Traore, duke përmbysur në 2-1. Pesë minuta më pas vendasit mbesin me 10 lojtarë. Megjithatë, Roma do të barazonte vetëm në limite, pikërisht në minutën e 94’-t me Cristanten. Marash Kumbulla luajti titullar për 90 minuta, mori edhe një karton të verdhë.