SPORT, 12 Prill 2022, 15:55

Është kthyer në një pikë kyçe në mbrojtje, Napoli gati t’i zgjasë kontratën Rrahmanit

Është kthyer në një pikë kyçe në mbrojtje,

Amir Rrahmani është kthyer në një nga pikat kryesore të Napolit këtë sezon, ku me paraqitjet e tij ka fituar edhe një vend në formacionin e Spaletit në qendër të mbrojtjes së bashku me Kolido Koulibaly.

Për këtë drejtuesit kanë filluar punën për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, ku priten ndryshime të shumta në radhët e napolitanëve.

Sipas “Corriere dello Sport” raportohet se klubi italian ka bërë gati ofertën për zgjatjen e kontratës, të cilën do ia prezantojnë lojtarit.

Kujtojmë se kontrata aktuale e Rrahmanit me Napolin përfundon në fund të vitit 2024.