TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ronaldo bëri sërish xhiron në rrjet, këtë herë jo për golat, apo për paraqitjet e tij në fushë, por për një gjest aspak të hijshëm të ndodhur pas sfidës me Everton.
Ylli portugez po i drejtohej dhomave të zhveshjes teksa i tërbuar i përplasi në tokë telefonin një tifozi.
Ky veprim i CR7 mori përmasa të mëdha pasi tifozi në fjalë ishte një djalë autik që e përjetoi shumë keq këtë veprim nga ana e Ronaldo.
Sipas mediave angleze, klubi i Manchester United nuk ka ndërmend të marrë masa ndaj portugezit pasi e cilësojnë të mjaftueshme ndjesën publike të bërë nga Ronaldo në rrjetet sociale.
Pavarësisht këtij fakti, policia vijon hetimin pas akuzës së bërë nga nëna e tifozit e cila u shpreh se djali i sajë ka një mavijosje në dorë.