SPORT, 12 Prill 2022, 12:31

Përplasje totale, Milan-Inter luajnë gjithçka ndërmjet tyre, në mes futet edhe Dybala

Përplasje totale, Milan-Inter luajnë gjithçka ndërmjet

Milan-Inter në këtë fund sezoni kthehet në një përplasje totale, dy gjigandët milanez luajnë ndërmjet tyre dy objektiva sezonal, titullin në Serie A dhe fatet e Kupës së Italisë, por në të njëjtën kohë po përplasen edhe në tregun e transferimeve ku “mollë sherri” është bërë Paulo Dyala.

Fakt është që Inter prej kohësh ka shfaqur interesim për Dybala, edhe përpara se mes tij dhe Juve të njoftohej divorci në fund të sezonit.

Marotta nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për tu bashkuar me argjentinasit, në më shumë se një herë ka vendosur kontakte me Antun, agjentin e Dybala, por së fundmi në Itali qarkullojnë zëra se edhe Milan është vënë në ndjekje të argjentinasit.

Pika kyçe në këto negociata, në këtë dëshirë të dy klubeve, është paga e lojtarit.

Dybala dëshiron minimalisht 7,5 milionë euro, te Juve shpresonte të shkonte në 10 milionë euro, kërkesë kjo e cila bëri që palët të ndaheshin përfundimisht.

Pavarësisht se kostot e këtij operacioni mund të rriten pasi duhen para edhe për komisione të ndryshme, të dy ekipet mund ta përballojnë pa prishur ekuilibrat, pasi Milan dhe Inter pritet të largojnë disa lojtarë si Kessie e Romagnoli apo Sanchez e Vidal.

Ashtu si te Juve, edhe Milan e Inter duhet të vlerësojnë gjendjen fizike të Dybala, pasi në dy vitet e fundit argjentinasi ka qenë shumë larg emrit të përfaqëson, kjo e kushtëzuar nga dëmtimet e shumta.