TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Real Madrid kërkon prej më shumë se një viti të sigurojë firmën e Erling Haland, por duket se Mançester Siti ka kaluar në avantazh për norvegjezin, të cilin Guardiola e sheh si një lojtar që mund të përforcojë ndjeshëm ekipin e tij.
Spanjolli i ka kërkuar një sforco të rëndësishme ekonomike sheikëve dhe sipas “Sky”, ata nuk janë kursyer duke kaluar të gjithë rivalët si Reali, Barcelona e Bajern, që po monitoronin situatën ndërsa “qytetarët’ kanë bërë oferta konkrete.
Siti është gati të paguajë në verë klauzolën prej 75 milionë eurosh që lë të lirë futbollistin nga Borusia Dortmund. Ndërkohë, këtij të fundit i ofrohen 30 milionë euro në sezon, në një kontratë pesëvjeçare që do ta bënte atë ndër më të paguarit në botë. Përtej kësaj, garantohen edhe 70 milionë euro si komisione për ndërmjetësit e tij, ku kryesori është Mino Raiola i cili po bën negociata me klubet e ndryshme që kërkojnë sulmuesin.