SPORT, 30 Janar 2022, 15:28

Një tjetër lajm i mirë për Interin, Inzagi do të jetë në stol për derbin me Milanin

Një tjetër lajm i mirë për Interin, Inzagi do të

Pas transferimit të Gosens dhe të Kaisedo, një tjetër lajm i mirë vjen për kampionët e Italisë. Trajneri italian, Simone Inzagi, ka rezultuar negativ me COVID-19.

Inzagi rezultoi pozitiv me këtë virus në datën 24 janar dhe ishte i karantinuar që prej asaj dite. Duket se çdo gjë ka kaluar për italianin i cili është i gatshëm të rikthehet sërish në stërvitje me ekipin e tij, tashmë i përforcuar me dy emra të rinj.

Gjithashtu Inzagi do të ulet në pankinë për derbin kundër Milanit, që do të luhet në datën 5 shkurt.