SPORT, 13 Maj 2022, 23:14

Ronaldo për Erik ten Hag: Jemi të emocionuar, sezonin tjetër mund të fitojmë tituj nën drejtimin e tij

Ronaldo për Erik ten Hag: Jemi të emocionuar, sezonin tjetër mund

Edhe pse e ardhmja e tij është ende në dyshim, sidomos pas afrimit të Erik ten Hag, Ronaldo nuk i ka kursyer lavdërimet për trajnerin e ri të Mançester Junaitid. Sulmuesi portugez foli për uljen e Ten Hag në stolin e “Djajve” duke i treguar edhe mikpritjen e tij.

“Jemi të gjithë të lumtur dhe shumë të emocionuar. Jo vetëm ne lojtarët, por edhe tifozët”, tha Ronaldo për këtë afrim. Ndërkohë që më pas ai i riti pritshmëritë tifozëve se sezonin tjetër mund të luftojnë për të fituar edhe trofe nën drejtimin e Ten Hag.

“Duhet të besojmë te fakti se vitin tjetër ne mund të fitojmë tituj. E di që Ten Hag ka bërë një punë fantastike me Ajaksin. Ai është një trajner me eksperiencë. Megjithatë, ne duhet t’i japim atij kohë”, u shpreh Ronaldo që nga fjalët e tij duket se nuk po planifikon largimin nga “Old Trafford”.