SPORT, 13 Maj 2022, 20:31

“Kapa vetëm topin mister”, Kumbulla për “dëmtimin” e Murinjos. Cana bën komentin epik

“Kapa vetëm topin mister”, Kumbulla për

Trajneri Hose Murinjo jo më kot është cilësuar si “Special One”, pasi është një nga trajnerët më të paparashikueshëm në botën e futbollit.

Tekniku portugez shpesh here merr pjesë edhe në stërvitjen e futbollistëve, teksa bën edhe rolin e lojtarin, dhe kështu ka ndodhur edhe në stërvitjen e fundit të skuadrës së Romës.

Në një video të postuar në “Instagram” nga Mourinjo, shihet në një seancë fizioterapie, ndërsa ka shkruar: “Nëse më shihni duke çaluar, duhet ta dini se një lojtar më ka dhënë goditje në stërvitje”. Tifozët kishin dyshime nëse bëhej fjalë për Rick Karsdorp apo Marash Kumbulla”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)

Përsëri ishte vetë Murinho që sqaroi gjithçka mes batutës, duke treguar edhe imazhin: “Pasi Rick Kardsorp u ngacmua në rrjetet sociale, duhet të postoj këtë foto dhe të them se Marash Kumbulla është fajtor”.oton e publikuar ku tregoi edhe “fajtorin” nuk ka munguar edhe komenti i Marash Kumbullës, i cili shkruan: “Kapa vetëm topin mister”.

“Kapa vetëm topin mister”, Kumbulla për

Në këtë postim nuk ka munguar gjithashtu as komenti i ish-kapitenit të kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i cili mes batutës shprehet se Kumbulla e bëri këtë që të mos luante Mourniho titullarë në “Air Albania”.

“Jose, Kumbulla të dëmtoi që të mos luash titullarë në Tiranë”, ishte komenti epik i Canës, i cili ka marrë edhe “like”.

Kujtojmë se Roma do të përballet me Fejnordin në finalen e Conference League më 25 maj, me sfidën që do të luhet në Tiranë në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 21:00.