TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partizani po kërkon një drejtor sportiv. Drejtori i Përgjithshëm, Olsi Rama, ka nevojë për një krah të djathtë ekspert dhe kandidaturave u është shtuar edhe një emër, që ka hyrë në historinë e Superiores dhe të Skënderbeut për arritjet e tij në krye të korçarëve.
Bëhet fjalë për Haris Fakiç. Ish-mbrojtësi i Shkëndijës, i cili aktualisht mban rolin e konsulentit te klubi korçar, është gjithashtu një nga opsionet për të marrë këtë post te Partizani.
Në fund të sezonit, ai pritet të largohet përfundimisht nga Skënderbeu dhe është i hapur për nisjen e një projekti të ri. Drejtuesit e Partizanit, të nisur nga suksesi te bardhekuqtë, kanë besim se Fakiç mund të jetë njeriu i duhur për t’u dhënë fund gabimeve në merkato dhe për të nisur një projekt të ri, që do të ishte themeli i një cikli suksesesh.
Kujtojmë se një tjetër opsion për drejtor sportiv të Partizanit është Matko Djarmati, teksa në janar këtë rol e mbajti përkohësisht Dritan Dervishi, një emër i njohur në kampin e kuq.
Për momentin, Fakiç shihet si favorit për të marrë rolin e drejtorit sportiv të “demave”.