SPORT, 12 Maj 2022, 19:02

E papritur nga Gjermania! Barcelona bëhet gati për Levandovskin, Bajerni i hap derën nëse paguan më shumë se…

E papritur nga Gjermania! Barcelona bëhet gati për Levandovskin,

Një lajm i papritur vjen nga Gjermania, ku Bajern Mynih me sa duket ka vendosur që të shesë Robert Levandovskin. Sipas asaj që raporton “Bild”, sulmuesi polak po bën gati valixhet për të udhëtuar drejt Spanjës, ku e pret krahëhapur Barcelona.

Pasi insistoi për shumë kohë që Levandovski ishte pjesë e projektit, Bajern Mynih ka vendosur të ndryshojë plotësisht kurs dhe i ka bërë të qartë lojtarit se mund të largohet këtë verë, pa pritur atë të ardhshmen ku do të jetë futbollist i lirë pasi i mbaron kontrata. Vendimi është marrë nga fakti se në klub nuk durojmë më pakënaqësitë publike të Levandovskit që kur u mësua se Bajerni kishte bërë disa hapa konkret për të siguruar një firmë të mundshme të Haland.

“Bild” bën të qartë se tani Bajern është gati të pranojë oferta që kalojnë 35 milionë euro për lojtarin, shifër të cilën Barcelona do ta paguante me shpejtësi pasi Çavi ka bërë të qartë se polaku është një emër i cili do t’i bënte shumë punë katalanasve. Në këtë mënyrë, Bajerni do të shpëtonte edhe nga një sforco ekonomike për të paguar rrogën e tij, pasi çdo sezon, mes pagës dhe taksave, duhet të shpenzojë 24 milionë euro për të.