TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kristjan Asllani ka qenë një nga talentet e sezonit në Serinë A, me mesfushorin shqiptar që ka fituar vëmendjen e klubeve të mëdha italiane si Interi dhe Milani me paraqitjet e tij në fushë me Empolin.
Ditën e sotme vetë trajneri i skuadrës, Aurelio Andreazoli ka folur lidhur me lojtarin e Kombëtares, duke theksuar aftësitë e tij në fushë, por pa harruar të përmendi se 20-vjeçari ka ende kohë për këto lëvizje dhe se duhet të konsolidohet ende si lojtar përpara se të bëj hapin e radhës.
“Asllani duhet ende të konsolidohet qartësisht si lojtar.
Kur thuhet se të rinjve duhet t’i japim hapësira, duhet thënë se duhet të jemi dhe të kujdesshëm jo vetëm të marrim merita për këtë fakt por dhe t’i japim kohë të sistemohen.
Ai ka ende kohë për t’u sistemuar, koj vlen dhe për lojtarët e tjerë si Viti dhe Parisi.
Të gjithë këta lojtar duhet të rriten dhe ne duhet t’i japim kohën e duhur.
Është ende shpejt për të folur për rolin ideal të Asllanit në fushë, në Milano luajti si trekuartist duke bërë 13 kilometra gjatë ndeshjes.
Ka shumë kualitet, mund të luaj kudo.
Nëse ke kualitet fizik, teknik dhe moral nuk ke probleme”, u shpreh Andreazoli.