TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Durimit po i vjen fundi dhe me sa duket “Investcorp” i ka dhënë ultimatum “Elliott”-it për blerjen e Milanit.
Sipas “La Gazeta dello Sport”, raportohet një acarim i fondit nga Bahrejni në lidhje me zhvillimin e bisedimeve, sidomos pas daljes në skenë të “RedBird”, një tjetër kolos i interesuar për blerjen e kuqezinjve.
Këta të fundit kanë propozuar 1.1 miliard euro, ndërkohë që “Investcorp” 1.18 miliard euro. Tryeza e negociatave është ndezur, me fondin arab që kërkon një përgjigje nga familja Singer për ofertën e bërë.
Kontrollet nuk kanë hasur problematika dhe shitja mund të vijojë pa probleme, por me sa duket “Elliott” po synon një “ankand” për të marrë ndonjë propozim më të majmë për aksionet kuqezi.