TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vazhdon debati në distancë midis Zdenek Zeman dhe Hoze Murinjos. Ish-trajneri i Romës është rikthyer sërish të thumbojë teknikun portugez pas arritjes në finalen e Conference League, ku Roma do të përballet me holandezët e Fejnordit në "Air Albania", në Tiranë.
“Bohemiani” foli për mikrofonat e Radio 1 dhe gjatë transmetimit, ai foli për nivelin e ekipit.
“Mourinho ka çuar Romën në finalen e Conference League? Kjo është një shenjë e nivelit të kësaj kupe, që është një nivel shumë i ulët”, u shpreh ndër të tjera Zeman.
Ky nuk është konflikti i parë midis dy trajnerëve. Muaj më parë Zeman tha se Roma nuk luante mirë dhe niveli i ekipit është shumë i ulët. Nga ana tjetër, Murinjo iu përgjigj duke thënë se një trajner që ka fituar 25 tituj, nuk mund t’i përgjigjet një trajneri që ka fituar dy në Serinë B. Tashmë pritet reagimi i “The Special One”.