TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Milani largohet me tri pikë të arta nga Sardenja, pasi ka fituar 0-1 përballë Kaljarit dhe falë këtij suksesi vazhdon të qëndrojë i vetëm në krye të renditjes së Serisë A.
Kuqezinjtë marrin suksesin e tretë radhazi në kampionat dhe çojnë sërish në tri pikë diferencën me Napolin e vendit të dytë.
Një gol i Benaser (59') ka vendosur fatin e kësaj sfide, që është dominuar nga skuadra e Milanit.
Milani i afrohet golit të dytë me Kalabria, por mbrojtësi nuk arrin që të kalojë dot portierin Cragno, që pret gjuajtjen e tij.
Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Milani është me fat pasi Pavoletti godet traversën. I pafat sulmuesi i Kaljiarit, që ndalet nga shtylla.
Edhe katër minutat shtesë nuk sjellin ndryshim të rezultatit dhe Milani largohet me tri pikë të arta nga kjo transfertë e vështirë.
Kaljari pëson humbjen e tretë radhazi në kampionat dhe vazhdon të rrezikojë qëndrimin mes më të mirave të Italisë.
