TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Apolonia pret në shtëpi Bylisin në sfidën e fundit të javës së 24-të të Kategorisë së Parë, me të dyja ekipet që kërkojnë fitoren.
Fierakët vijnë pas një humbje në Lezhë, ndërsa Bylisi pas një fitore të rëndësishme në shtëpi përballë Vorës.
Gjithsesi të dyja ekipet kërkojnë të sigurojnë objektivat personal.
Apolonia ndodhet në vendin e katërt në renditje dhe është nën presion nga ekipet që kërkojnë “playoff”-in.
Nga ana tjetër, Bylisi kërkon të rikthehet sërish në vendin e parë, që mbahet momentalisht nga Erzeni.
Sfida luhet në orën 14:00 dhe pritet të dhurojë shumë emocione.