TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Iu deshën 16 ndeshje por më në fund Armando Sadiku ka thyer mallkimin e tij para portës me fanellën e Las Palmas në kategorinë e dytë spanjolle.
Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, sot i ka dhënë suksesin 1-0 skuadrës së tij në fushën e Vajaldolid që luftonte për kryesimin, duke mbajtur ekipin në garë për një vend në play-off për ngjitjen në La Liga.
I aktivizuar si titullar në këtë duel, në minutën e 61-të të sfidës, ai tentoi një gjuajtje me kokë e pastaj kur topi nuk kaloi, u tregua i aftë që përballë 2 lojtarëve t’i shmangte ata dhe të dërgonte sferën në rrjetë.
Ky gol rezultoi vendimtar për sfidën pasi ishte i vetmi i saj dhe i dha kësisoj Las Palmas tri pikë të arta që e mbajnë në vendin e 9-të në klasifikim, teksa objektivi është të renditet mes gjashtë skuadrave të para.