TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama u është përgjigjur peticionit të disa shoqërive në vendin tonë, ku e ka theksuar edhe një herë se është i pahur për dialog pa kushte.
“Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe për sa i takon qeverisë ne do të jemi aty
E ndërkohë distancohuni qartë nga dhuna, gurët, zjarrvënia e institucioneve, keqpërdorimi i të miturve, që të ndihmoni kësisoj edhe protestuesit paqësorë të ushtrojnë të drejtën e tyre, e cila nuk rrezikohet nga policia po nga dhunuesit që i prijnë maskaradës pseudo-studentore
Dhe po, të respektojmë të gjithë bashkë të drejtën e protestës paqësore – nga dhunuesit në krye të protestës!
Ta mbrojmë të gjithë bashkë jetën dhe dinjitetin e çdo personi – nga dhuna dhe manipulimi!
Asnje jetë nuk duhet vënë në rrezik dhe asnjë lojë nuk duhet bërë me jetën e vendit
Bujrum, DIALOG. Ku të doni. Kur të doni. Pa kushte”, shkruan Rama.
DEKLARATA E NËNSHKRUAR:
U bëmë thirrje përfaqësuesve të politikës dhe drejtuesve të shtetit të shmangin retorikën nxitëse dhe të krijojnë hapësirë për dialog. Respektoni të drejtën e protestës paqësore. Mbroni jetën dhe dinjitetin e çdo personi. Asnjë jetë nuk duhet vënë në rrezik.
Organizatat Nënshkruese
Civil Rights Defenders, Shqipëri
SCiDEV
Rrjeti AËEN
Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim
Qendra “Faktoje”
Albanian Institute of Science AIS
Rrjeti Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri, BIRN Albania
Rrjeti Erasmus Tirana
Citizens.al
Qendra Amfora
Qendra për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Zhvillim të Qëndrueshëm
Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri – PPNEA
Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike – ACER
Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim
Qendra Për Studime të Krahasuara dhe Ndërkombëtare/QSKN
Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore
Rrjeti i Informimit dhe Qytetarisë Aktive INAC
Organizata ‘Together for Life’
Asosacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ASHG
Rrjeti i Profesionistëve të Rinj
Fondacioni ‘Së Bashku’
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë