AKTUALITET, 19 October 2026, 13:09

S'ka paqe/ Protestuesit rinisin sulmet me gurë e fishekzjarrë ndaj efektivëve, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

S'ka paqe/ Protestuesit rinisin sulmet me gurë e fishekzjarrë

Protestuesit kanë rinisur sulmet me gurë e fishekzjarrë ndaj efektivëve të policisë para Ministrisë së Arsimit, ndërsa ato janë përgjigjur me gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.

Studentët e kanë përshkallëzuar revoltën e tyre në të dhunshme, duke artikuluar se kryeministri Edi Rama, të cilit i kërkojnë dorëheqjen, nuk ka marrë parasysh kërkesën e tyre të panegociueshme për t’u larguar.

Disa momente relaksi jane shenuar sot, ku disa te rinj nuk nguruan te bejne dhe foto mbi autoblindin e ujit te policise se shtetit, por gjithsesi situata atje mbetet e tensionuar. 

Para se të nisnin sulmet me gurë ndaj policisë, një protestues i maskuar u ka ofruar sanduiçë efektivëve të vendosur para Ministrisë së Arsimit. Nga pamjet, protestuesi që u afrohet policëve duket qartazi se është i mitur.