TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Milan Skriniar është objektivi kryesor i PSG-së këtë merkato vere, me klubin francez që po bën çmos për ta afruar atë në radhët e veta. Gjithsesi Interi nuk ka ndërmend që ta lirojë sllovakun pa të paktën 70 milionë euro.
Kësaj radhe duket se sheikët kanë gati një tjetër plan për të afruar Skriniar në Paris.
Kampionët e Francës janë gati për të zbutur zikaltrit, duke bërë pjesë të ofertës edhe mbrojtësin nga Senegali, Abdu Dialo.
Siç bën me dije “Corriere dello Sport”, 26-vjeçari mund të jetë një marrëveshje shumë e mirë për Interin, i cili mund ta përforcojë mbrojtjen nëse Skriniar largohet.