SPORT, 9 Korrik 2022, 14:24

Chelsea i “fiksuar” pas shqiptarëve, blutë piketojnë një tjetër kuqezi

Chelsea i “fiksuar” pas shqiptarëve, blutë piketojnë

Armando Broja mund të mos jetë shqiptari i vetëm që ka veshur fanellën e Chelsea, kjo pasi blutë vijojnë të ndjekin nga pranë Thomas Strakoshën.

Gardiani kuqezi pasi mbylli aventurën e tij 10-vjeçare me Lazio-n ka vendosur të vijojë karrierën në Premier League, por ndryshe nga se pritjen në fillim, ende nuk ka njoftuar ekipin e tij të ri.

Flitej për një marrëveshje të mbyllur me Fulham por ende nuk ka një njoftim zyrtar. Së fundmi mediat angleze i janë rikthyer edhe një herë pistës Chelsea.

Sky Sport shkruan se blutë nuk kanë hequr dorë nga Strakosha, nëse Kepa largohet nga Londra, portieri shqiptar do të jetë zëvendësuesi i tij. Strakosha përfaqëson një okazion pasi është një lojtari i lirë.

Chelsea i “fiksuar” pas shqiptarëve, blutë piketojnë