SPORT, 9 Korrik 2022, 14:45

Një gjyqtar i La Ligas do të vendosë drejtësi në “Air Albania”/ UEFA cakton arbitrat e duelit Tirana-Dudelanzh

Një gjyqtar i La Ligas do të vendosë drejtësi në

Tirana do të tentojë përmbysjen e madhe më datën 12 korrik në “Air Albania”, në duelin e kthimit ndaj Dudelanzhit. Ndërkohë së fundmi UEFA ka zbuluar edhe arbitrat e kësaj përballje.

Gjyqtari kryesor do të jetë Çesar Soto Grado. Spanjolli që arbitron në La Liga do të ndihmohet nga dy asistentët Iker De Fransisko dhe Karlos Alvares Fernandez.

Gjyqtar i katërt për takimin Tirana-Dudelange do të jetë Isidro Diaz de Mera Eskuderos.

Një gjyqtar i La Ligas do të vendosë drejtësi në