SPORT, 8 Korrik 2022, 14:38

PSG “blindon” podiumin, asnjë nga Reali e Barcelona/ Ja kush janë 10 futbollistët më të paguar në botë për momentin

PSG “blindon” podiumin, asnjë nga Reali e Barcelona/ Ja kush

Prestigjiozja britanike, “Daily Mail” ka nxjerrë listën e 10 futbollistëve më të paguar të planetit për momentin. Nuk mungojnë surpriza nga kjo listë, ku shihet dhe mosprezenca e futbollistëve të Realit të Madridit dhe Barcelonës.

Këtë listë e kryeson sulmuesi i PSG, Kilië Mbape, i cili merr nga klubi francez një shumë prej 60.3 milionë eurosh në vit. Gjithashtu në vendin e dytë dhe të tretë ndodhen dy sulmuesit e tjerë të PSG-së, Lionel Mesi dhe Nejmar, me argjentinasin që merr një shumë prej 57.8 milionë eurosh, ndërsa braziliani 36.5 milionë.

Ronaldo ndodhet në vendin e 5-të me 23.2 milionë euro në vit ndërsa vendin sipër tij e mban Salah me 24.1 milionë.

LISTA E PLOTË:

Mbape (PSG) – 60.3 m

Mesi (PSG) – 57.8 m

Nejmar (PSG) – 36.5 m

Salah (Liverpul) – €24.1 m

Kristiano Ronaldo (Mançester Junajtid) – 23.2 m

De Brujne (Mançester Siti) – €23.2 m

Haland (Mançester Siti) – €22.6 m

De Hea (Mançester Junajtid) – €22.6 m

Grizman (Atletiko Madrid) – 21.5 m

Levandovski (Bajern) – 21.1 m.