TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prej kohësh është përcaktuar edhe kundërshtari, që do të ketë përballë Partizani, në rast se arrin të kalojë Saburtalon. Ata janë gjigantët e futbollit rumun, FCSB.
Emri i vjetër i këtij klubi ka qenë Steaua e Bukureshtit dhe të gjithë trofetë e fituar nga ai ekip i lavdishëm, i njihen nga UEFA dhe FIFA edhe FCSB-së. FCSB është ish-fituese e Champions League në sezonin 1985- 1986, teksa numëron 26 tituj kampionë dhe 24 Kupa të Rumanisë.
Vlera totale e lojtarëve të ekipit rumun është 33.8 milionë euro. Lojtarët më të shtrenjtë janë kapiteni Florin Tanase dhe Darius Olaru, me nga 5.5 milionë euro. Në sezonin e fundit FCSB u rendit në vendin e dytë në kampionat. Pa dyshim ky kundërshtar është dimension tjetër kur e krahason me Saburtalon.