SPORT, 8 Korrik 2022, 11:53

“Djajtë’ joshin Dybala-n, Mourinho presion Romës, skenarë të rinj për argjentinasin

“Djajtë’ joshin Dybala-n, Mourinho presion Romës,

Paulo Dybala, prej kohësh duket i destinuar për tu transferuar në Milano, gati të vesh fanellën zikaltër, por mediat italiane kanë skenarë të rinj pasi në lojë janë fituar dy ekipe të tjera, Man.United dhe Roma.

Në fakt, Roma nuk është një emër i ri në këtë histori, e kërkuan edhe një vit më parë, shprehur dëshirën edhe Totti për ta parë me fanellën verdhekuqe, ndërsa në lojë është futur edhe Jose Mourinho. Portugezi është bindur se Dybala mund të rris shumë cilësinë në radhët e ekipit të tij, për këtë arsye i ka paraqitur emrin e argjentinasit presidenti të klubit. Drejtuesit e Romës shpresojnë shumë që Zaniolo të shitet te Juventus për 40-50 milionë euro, në mënyrë që ta kenë më të lehtë për të arritur te Dybala, për t’i ofruar atë që argjentinasi kërkon.

Sipas Corriere dello Sport, në garë për të siguruar shërbimet e Dybala është futur edhe Man.United, me “djajtë” që kërkojnë të zbusin largimin e C.Ronaldo-s duke afruar në” Old Traford” sulmuesin argjentinas. Në lidhje me Inter, zikaltërit presin që nga Milano të largohet jo vetëm Sanchez por edhe Dzeko në mënyrë që ti bëjnë vend Dybala-s.