SPORT, 8 Korrik 2022, 19:25

Ajaksi mbreti i merkatos, ka fituar gjysmë miliardi euro në 5 vitet e fundit/ Ja dy shitjet më të shtrenjta

Ajaksi mbreti i merkatos, ka fituar gjysmë miliardi euro në 5 vitet e

Ajaksi është mbreti i shitjeve në merkaton e pesë viteve të fundit, teksa prej largimeve nga Amsterdami ka përfituar shifrën e 523 milionë eurove.

Frenki de Jong, Matajs de Ligt, Davinson Sançez, Hakim Zijeh dhe i fundit Sebastian Haler janë disa prej emrave të bujshëm që kanë shitur kampionët e Holandës për shifra rekord.

Shitjet e mesfushorit te Barcelona dhe qendërmbrojtësit te Juventusi gjatë sezonit 2019-’20 vendosën rekord për klubin, ndërsa katalanasit paguan mbi 85 milionë euro bashkë me bonuset, pak a shumë aq sa italianët paguan për transferimin e De Ligtit në Torino.

Suksesi i tyre pas largimit nga “Harkëtarët” mbetet për t’u debatuar, ndërsa vetëm Zijeh ka një medalje fituesi Champions-i, me Çelsin në 2021.