SPORT, 9 Korrik 2022, 10:32

Tjetër “rebel” te Chelsea, Ziyech si Lukaku, Milan “rezervon” edhe Sanches

Tjetër “rebel” te Chelsea, Ziyech si Lukaku, Milan

Pas Romelu Lukakut, klubi i Chelsea ka një tjetër “patate” të nxehtë në duar, Hakim Ziyech. Sulmuesi ka vendosur të kujdeset vetë për fatet e karrierës së tij: “Kam arritur në një pikë të jetës ku mendoj se ka ardhur momenti i duhur për të marrë në kontroll fatin profesional, do të vendos vetë”, u shpreh ndër të tjera Ziyech.

Këtë lëvizje të lojtarit mediat italiane e cilësojnë si rasti “Lukaku”, me lojtarin që do të bëjë tashmë gjithçka për t’iu bashkuar Milanit. Në të njëjtën kohë, kuqezinjtë ka gjetur akordin me Lille për transferimin e Renato Sanchez.

Klubi francez ka pranuar ofertën e “djallit” prej 10 milionë euro për të lënë të lirë mesfushorin portugez. Tani dyshja Maldini-Massara duhet të bindin edhe një herë lojtarin pasi futja në garë e PSG ndryshoi situatën.