SPORT, 29 Prill 2022, 23:30

PSG "bujare" në fund ndaj Strasburgut në Francë, Sevilja frenohet nga Kadiz në Spanjë

PSG "bujare" në fund ndaj Strasburgut në Francë,

 

PSG ka barazuar 3-3 ndaj Strasburgut në transfertë dhe këta të fundit janë ngjitur për momentin në vendin e pestë me pikë të barabarta me Nice.

Kampionët u ndëshkuan nga Gameiro që në minutën e tretë të ndeshjes, ndërkohë që më pas erdhi reagimi. Mbappe (23') barazoi shifrat, kurse Hakimi (64') në pjesën e dytë i dha epërsinë skuadrës së tij.

Mbappe (68') e mori sërish skenën me golin e tretë për PSG, por që nuk mjaftoi për fitoren. Strasbourg reagoi dhe e hapi ndeshjen me Diallo (75'), kurse Caci (90'+2) në shtesë shmangu humbjen.

Një takim tjetër i rëndësishëm është luajtur në La Liga dhe Sevilja ka bërë një hap fals në shtëpi, kundër Kadiz (1-1) që mposhti edhe Barcelonën dhe po lufton për mbijetesë.

Skuadra nga Andaluzia e nisi mirë, pasi En Nesyri (7') e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e shtatë. Perez (66'), autor i golit ndaj katalanasve, ishte heroi edhe sonte, pasi shmangu humbjen e Cadiz me golin e shënuar.