SPORT, 16 Shkurt 2022, 11:01

Pistë e “nxehtë”, Juventusi në sulm total për yllin e Romës

Pistë e “nxehtë”, Juventusi në sulm total për

Mesfushori i talentuar i Romës, Nikolo Zaniolo, ka rënë në radarët e Juventus dhe kërkohet të afrohet në merkaton e verës.

Zaniolo bën pjesë në projektin e ri që po mendon tekniku italian, Masimilano Alegri, por Roma ende nuk i ka vendosur një çmim kartonit të lojtarit.

Gjithsesi, sipas mediave italiane, ky transferim mund të bëhet i mundur nëse ekipi i Murinjos nuk arrin dot të kualifikohet për Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.