SPORT, 15 Shkurt 2022, 13:47

Nga Hysaj te Tomas Strakosha/ Shën Valentini i kuqezinjve, si festuan lojtarët e Kombëtares

Nga Hysaj te Tomas Strakosha/ Shën Valentini i kuqezinjve, si festuan

Dita e Shën Valentinit, si çdo vit, edhe dje është shoqëruar me dedikime dhe mesazhe të shumta në rrjetet sociale dhe sigurisht urimeve nuk mund t’u shpëtonte as bota e sportit.

Por, duke u ndalur te legjionarët kuqezi të futbollit, lojtarë të shumtë ndanë në “Instagram” postime.

Klaus Gjasula, mesfushori i Kombëtares, që luan në Gjermani te Darmshtad, njihet për “marrëdhënien e ngushtë” që ka me kartonët, teksa vetëm këtë edicion numëron 9 të verdhë në 15 ndeshje të zhvilluara me klubin e tij, statistika të njëjta që përputhen edhe me takimet zyrtare me Shqipërinë, ku numëron sërish 9 kartonë në 15 sfida.

Pikërisht në ditën e Shën Velentinit, Gjasula ke menduar t’u shprehë “dashurinë” arbitrave me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan:

“Velentin Karton!”, të shoqëruar me një foto ku shfaqet gjyqtari i njohur gjerman Deniz Aitekin, që i “plas” para fytyrës kartonin e verdhë.

Një gjetje vërtetë origjinale nga 32-vjeçari.

Ndërkohë, futbollistë të tjerë të Kombëtares kanë ndarë gjithashtu në “Instagram” dedikime dashurie, postime kushtuar njerëzve të zemrës.

Kështu, duke nisur nga Elseid Hysaj, për të vijuar me Armando Sadikun, Tomas Strakoshën, Marash Kumbullën, Frederik Veselin apo Qazim Laçin.