TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mançester Siti ka shkërmoqur me rezultatin e thellë 0-5, Sportingun e Lisbonës në sfidën e vajtjes së 1/8-ave të Ligës së Kampioneve mbrëmjen e sotme. Një dominim absolut i “qytetarëve” të Pep Guardiolës, që nuk e vunë asnjëherë në diskutim triumfin duke “hipotekuar” kualifikimin që në sfidën e parë.
Mahrez hapi serinë e golave në minutën e 7-të, teksa dopieta e Bernardo Silvës në minutat 17 dhe 44 si dhe goli i Foden në të 32-tën, kompletuan “pokerin” në fragmentin e parë të lojës.
Për të vulosur “manitën”, mendoi Stërling në minutën e 58-të, që me supergolin e tij vendosi verdiktin e këtij dueli, që rezultoi si një stërvitje për anglezët.
Sporting Lisbonë-Mançester Siti 0-5
9′ Mahrez, 18′, 43′, B.Silva. 44’Foden, 58′ Stërling