TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një gol i të shumëpriturit Kilian Mbape në minutat shtesë i ka dhënë sot fitoren 1-0 PSG-së ndaj Real Madrid në ndeshjen e parë me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve mes dy skuadrave në atë që është cilësuar si një nga finalet e parakohshme të turneut.
Në një ndeshje shumë të ndezur, rastet nuk munguan dhe kishin protagonist kryesor pikërisht francezin, i cili bëri gjithçka mundej për të gjetur rrugën e rrjetës. Por përballë kishte Kurtua të pakalueshëm, i cili ndaloi çdo tentativë drejt tij, duke bllokuar disa herë shpërthimet e francezit.
Ndërsa Mesi ishte thuajse gjithmonë në hije, duke gabuar rëndë në pjesën e dytë teksa shpërdoroi mundësinë më të mirë për të shënuar, një penallti të fituar nga Mbape. Kurtua devijoi gjuajtjen e tij dhe kështu ruajti portën e paprekur, siç vazhdoi deri në fundin e ndeshjes.
Por teksa mendohej se sfida do të mbyllej në barazim pa gola, ishte pikërisht Mbape ai, i cili me një aksion spektakolar në krahun e majtë, gjeti hapësirën për të mposhtur Kurtua në minutën e 94' dhe për t’i dhënë suksesin skuadrës së tij ndaj ekipit që e kërkon me shumë ngulm dhe ia ka hapur dyert për sezonin e ardhshëm.
PSG-REAL MADRID 1-0
90’+4′ Mbape