SPORT, 15 Shkurt 2022, 15:19

Po shkëlqen në Spanjë, Januzaj kërkohet nga gjysma e Europës, në garë futen edhe “gjigantët” e Serisë A

Po shkëlqen në Spanjë, Januzaj kërkohet nga gjysma e

Adnan Januzaj më në fund ka rigjetur veten.

I projektuar dikur si një yll i futbollit evropian, gjatë kohës kur ishte pjesë e Mançester Junaitid, Januzaj nisi një kalvar të gjatë ndryshimesh në karrierë, nga Dortmundi në Gjermani tek Sanderlendi në Premier Ligë për tu ndalur në fund tek Real Sociedad, skuadër ku është rikthyer të bëjë protagonistin kryesor, të bëjë diferencën.

Januzaj ka një kontratë me klubin spanjoll që i skadon verën e ardhshme, për këtë arsye, sulmuesi kërkohet nga pjesa më e madhe e klubeve evropiane.

Januzaj pëlqehet shumë edhe në Serinë A, ku Atalanta dhe Napoli janë futur në garë për të siguruar shërbimet e tij.