SPORT, 15 Shkurt 2022, 18:10

U dënua me nëntë vite burg për përdhunimin e shqiptares, Hetuesia italiane kërkon ekstradimin e ish-yllit brazilian

U dënua me nëntë vite burg për përdhunimin e

Robinjo ka prekur fundin dhe tanimë ish-sulmuesi i Milanit dhe Real Madrid do të vuajë nëntë vite burg, për shkak se përdhunoi së bashku me shokët e tij një vajzë shqiptare. Por, nuk mbaron me kaq makthi për brazilianin.

Zyra e Hetuesisë së Milanos ka bërë një kërkesë autoriteteve braziliane, që Robinjo të ekstradohet pasi ngjarja ka ndodhur në Itali. Megjithatë problem mbetet që Brazili nuk lejon që qytetarët e tij të vuajnë dënime jashtë shtetit të tyre.

Gjithsesi 38-vjeçari është i paralajmëruar pasi nëse largohet nga Brazili, apo nëse kapet në një shtet që ka ligjin e ekstradimit me Italinë, atëherë do të dënohej me burg.