SPORT, 15 Shkurt 2022, 23:42

Merr fund “agjërimi” i Ronaldos, Junajtid triumfon ndaj Brajtonit

Merr fund “agjërimi” i Ronaldos, Junajtid triumfon ndaj

Merr fund “agjërimi” për Kristiano Ronaldon. Ylli portugez kishte gjashtë ndeshje që nuk gjente rrugën e rrjetës, teksa është zhbllokuar mbrëmjen e sotme ndaj Brajtonit në sfidën e vlefshme për javën e 25-të të Premier Ligës, e cila përfundoi me rezultatin 2-0.

Në minutën e 51-të, pas asistim të Mek Tominei, Ronaldo goditi saktë, duke përshëndetur rrjetën. Për të hipotekuar triumfin mendoi Bruno Fernadez në minutën e 97-të. 

Brajton e mbylli takimin me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Dunk.

Me këto tri pikë të arta Junajtid u ngjit në vendin e katërt me 43 pikë në 25 ndeshje.