SPORT, 16 Shkurt 2022, 09:28

Milani me objektiva të qarta në merkato, “piketon” mesfushorin e avancuar të Juventusit

Milani me objektiva të qarta në merkato, “piketon”

Në orët e fundit, një thashethem intrigues ka marrë formë në tregun e transferimeve për Milanin.

Në Spanjë, faqja e njohur ‘fichajes.net’ shpjegon se si Djalli është rikthyer t’i vardiset Federiko Bernardeskit.

I lindur në vitin 1994, kontrata e mesfushorit me Juventusin skadon më 30 qershor.

Prandaj, ai mund të arrijë në një transfertë të lirë, duke përforcuar zonën e fushës që shërben Milani dhe në të njëjtën kohë, duke dobësuar edhe një rival të drejtpërdrejtë për titullin në sezonin 2022-2023.

Fakti që nuk ka rinovuar ende mund të jetë një sinjal për dëshirën e lojtarit për largim nga Torino, megjithatë bardhezinjtë nga ana e tyre po bëjnë gjithçka për ta mbajtur, sidomos pas përmirësimeve të treguara në vitin e fundit.